Facebook sjell aplikacionin për VIP-at

Facebook prezantoi një veçori të re për aplikacionin e saj Mentions. Ky aplikacion është krijuar posaçërisht për njerëzit e famshëm.

Tani e tutje, sportistë, muzikantë, politikanë dhe njerëz të famshëm do të kenë mundësi të shpërndajnë video në kohë reale me fansat e tyre.

Nga këtu, përdoruesit mund të pëlqejnë, shpërndajnë dhe komentojnë videot ndërkohë që shfaqen në kohë reale. Nëse nuk mund ta shihni videon drejtpërdrejt, ju mund ta shihni më vonë tek faqja zyrtare e një personi të famshëm.

Personat e parë të famshëm që do të përfitojnë këtë veçori janë Dwayne The Rock Johnson, Serena Williams, Luke Bryan, Ricardo Kaká, Ashley Tisdale, Lester Holt, Martha Stewart dhe Michael Bublé.

Lajme të ngjashme

Back to top button