Capital T gati të na tregojë se “Çka don ajo”

Reperi i njohur Capital T së shpejti do të vijë me projektin e tij më të ri.

“Çka don ajo” është kënga më e re, të cilën reperi do ta sjellë të realizuar me videoklip, transmeton Telegrafi.

Xhirimet e videoklipit kanë përfunduar para pak ditëve dhe ndërkohë që studio e “Pink Moon” po merret me finalizimin e tij.

Sipas reperit ky projekt është nga më të mirët që ai ka sjellë deri më tani dhe mezi po pret që ta prezantojë për fansat e muzikës së tij.

Kënga është e prodhuar nga Mixey dhe Granit Dërguti dhe për pak ditë do të publikohet.

Lajme të ngjashme

Back to top button