E ardhmja e Shaqirit ende e pa qartë

E ardhmja e Xherdan Shaqirit vazhdon të mbetet e paqarët. Ai nuk bënë pjesë në planet e Interit për sezonin e ri.

Por, çfarë është më e keqja reprezentuesi zviceran nuk bën pjesë as në planet e Schalkes. Këtë e ka konfirmuar trajnerit gjerman, Andre Breitenreiter

“Shaqiri për ne nuk është një teme qe na intereson për momentin. Për ketë arsye as nuk e kemi në agjende ndonjë takim me të’, ka deklaruar Breitenreiter raporton Calciomercato.com.

Shaqiri nuk është ne planet e klubit gjerman, pasi trajneri i Schalkes është befasuar për të mirë nga kualitetet dhe dëshira e Sidney Sam për të luajtur me ekipin nga Bundelisga.

“Kam folur me të dhe më ka thëne që do ta jep me te mirën nga vetja. Është ne ditët e tija të para dhe është integruar shkëlqyeshëm ne ekip”, ka theksuar ai.

Por, Shaqiri ka edhe një opsion. Fjala është për Borussia Dortmundin, e cila ka shfaqur interesim ta transferoj gjatë kësaj vere.

Lajme të ngjashme

Back to top button