Big Mama realizion “milionin”

Këngëtarja e njohur nga Maqedonia, Besjana Kasami së shpejti do të vijë me projektin e saj më të ri.

Këngëtarja e cila njihet më mirë si Big Mama për Telegrafin ka zbuluar se kënga e saj më e re titullohet “Milioni” dhe do të vijë e realizuar me videoklip.

“Kënga është shumë ritmike verore, kemi zgjedhur qytetin e Ohrit për të bërë xhirimet e videoklipit dhe besoj se për pak ditë do të përfundoj”, tha këngëtarja e cila gjatë këtyre ditëve është shumë e angazhuar në koncerte dhe dasma.

“Me temina” është projekti më i fundit i këngëtares, të cilën e solli në bashkëpunim me Bes Kallakun dhe Ratin, gjatë muajit maj.

Lajme të ngjashme

Back to top button