Fluturon fluturon, Shqipëria, e 22-ta në Botë

Kombëtarja shqiptare e 22-ta në botë. Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, për t’i dhënë fitoren në tavolinë Shqipërisë, pas incidentit në Beograd, e ka katapultuar Kombëtaren kuqezi në renditjen e përgjithshme të FIFA-s për muajin Gusht, që do të publikohet këtë të enjte.

Nga vendi i 36, ku ishte renditur në një muaj më parë, kuqezinjtë do të klasifikohen të 22-tët, duke lënë pas për herë të parë në histori përfaqësuese e tilla si Franca, Danimarka, Gana, Rusia dhe Suedia, raporton SuperSport.

E vetmja kundërshtare e Grupit I, që do të mbesë në një pozicion më të mirë se Shqipëria, është Portugalia, që nga vendi i shtatë ngjitet në të gjashtin.

Në renditjen e re do të spikasë rënia drastike e Serbisë, që pritettë humbasë 21 vende. Shqipëria dhe Meksika janë të vetmet kombëtare që për muajin e fundit do të ngjiten 14 shkallë në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.

Shqipëria si kurrë më parë është shumë pranë kualifikimit në finalet e “Euro 2016″, pasi renditet e treta në Grupin I në kuotën e 10 pikëve, aq sa ka grumbulluar edhe Danimarka, por formacioni i De Biasit ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button