Shtyhet gjykimi për rastin “Puç”

­ Gjykimi për rastin “Puç”, fillimi i të cilit u caktua për sot në Gjykatën Themelore Shkupi 1, është ricaktuar për më 7 shtator për shkak mungesës së liderit të LSDM­së Zoran Zaev, i cili është njëri nga të akuzuarit.

Gjykatësja Lubinka Basheska konstatoi se Zaev mungon paarsye dhe nuk ka njohuri pse nuk është paraqitur para Gjykatës. Avokatët e mbrojtjes kërkuan gjykimi të shtyhet në afat më të gjatë, sepse është arritur marrëveshje politike që rastin ta udhëheq prokuror special.

Gjykatësja Bashevsk tha se nuk i interesojnë rrethanat politike për rastin, sepse për rastin ende ka njerëz në paraburgim, për ç’arsye kërkoi që gjykimi të caktohet në afat më të shkurtër. Zaev paraprakisht deklaroi se do të paraqitet në gjykim për “Puç” sepse nuk e njeh gjyqësinë e Maqedonisë.

Në rastin “Puç” janë akuzuar ish drejtori i Agjencisë për Zbulim Zoran Verushevksi, bashkëshortja e tij Sonja, një nëpunës i komunës nga Strumica Branko Palifrov, lideri i LSDM­së Zoran Zaev dhe Gjorgi Lazarevski, i punësuar në MPB.

Ata janë të dyshuar për përgjim të paautorizuar, spiunim dhe dhunë ndaj përfaqësues të organeve më të larta shtetërore.

Lajme të ngjashme

Back to top button