Sejfullau sonte lufton për bronzin evropian

Mundësi më shpresëdhënës i Maqedonisë, Elmedin Sejfullau ka shkëlqyer në Kampionatin Evropian për kadetë, i cili po mbahet në Suboticë të Sërbisë. Mundësi i klubit të mundjes Liria, fitues i dy medaljeve evropiane prej më parë, në seancën e paraditës zhvilloi gjithsej katër lufta në kategorinë deri në 54 kg, tri prej të cilave i fitoi, ndërsa një e humbi, duke pësuar nga turku Cabbar Duyum në çerekfinale.

Edhe në këtë takim, Sejfullau nuk zhgënjeu, duke humbur me 9-4 në pikë nga turku, i cili kishte ndihmë të madhe edhe nga referët. Sa i përket paraqitjeve tjera, Sejfullau ishte i shkëlqyeshëm dhe në raundin eliminator, pa shumë vështirësi mundi me 9-1 në pikë, gjermanin Sebastian Schmidt. Pas kësaj, në 1/8 e finales Sejfullau u takua me hungarezin Balasz Egyed, ndaj të cilit korri fitore me 6-3 në pikë. Pas humbjes në çerekfinale, kundërshtari i Sejfullaut u plasua në finale dhe i mundësoi atij të garoj në garat e repasazhit, ku u takua me francezin Sofiane Khamer, ndaj të cilit dominoi absolutisht, ku dëshmoi cilësi të shkëlqyeshme dhe e fitoi atë me superioritet teknik prej 10-0.

Me këtë triumf, Sejfullau u përfitua me të drejtën që sonte, me fillim në orën 18.00, të luftoj për medalje të bronztë. Në finalen e vogël në kategorinë deri në 54 kg, mundësi ynë do të takohet me moldavin Ion Soilita. Shpresojmë që të na gëzojë me një medalje të re të bronztë dhe të përsërit sukseset e arritura në dy evropianet e kaluara, në Tivar të Malit të Zi dhe Samokov të Bullgarisë, ku kishte arritur të fitoj medaljen e bronztë. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button