Një pjesë e Shkupit nesër pa energji elektrike

Për shkak të punëve të caktuara teknike në elektrosistemin nesër pa energji elektrike do të mbeten disa pjesë të komunave Zelenikovë, Aerodrom dhe Saraj, informojnë nga QRMK­Shkup.

Në periudhën nga ora 06:30 deri në orën 08:00 pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit e fshatrave Taor, Orashani, Ognjanci dhe Vikend lagjja në komunën e Zelenikovës. Nga ora 08:30 deri në orën 12:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rr. “Kosta Novakoviq” dhe një pjesë e bul. “Brigada e 3­të e Maqedonisë” në komunën e Aerodromit.

Në periudhën nga ora 8:30 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e fshatit Gërçec, një pjesë e rr. “2”, nga ora 9:00 deri në orën 12:00 shfrytëzuesit nga Matka ­ Kanjon Matka, Kisha “Shën Andrea” dhe nga ora 09:00 deri në orën 15:30 shfrytëzuesit nga fshati Kondov ­ një pjesë e rr. “1” në komunën e Sarait.

Lajme të ngjashme

Back to top button