OKB-ja iu bën thirrje të gjithë donatorëve të ndihmojnë refugjatët palestinezë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombëve të Bashkuara Ban Ki-moon iu ka bërë thirrje të gjithë donatorëve të ndahen fondet e nevojshme për ndihmë ndaj pesë milionë refugjatëve të rrezikuar palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në komunikatë të zëdhënësit së Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm theksohet se OKB ka ngarkuar me punë për tratimin e refugjatëve palestinezë (UNRWA) si dhe ka shpjeguar gjendjen financiare dhe shqetësimin mbi mungesën e fondeve për kujdesin e refugjatëve.

Si rrjedhojë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në ditet e kaluara në lidhje me këtë çështje kishte biseduar me liderët e disa vendeve dhe me këtë rast vuri në dukje rëndësinë e punës së UNRWA-së që ndihmon mbi pesë milionë refugjatë të regjistruar palestinezë, në mesin e të cilëve edhe 500 mijë fëmijë.

“UNRWA këtë vit ndodhet në krizë financiare të pa parë ndonjëherë. Nevojitën urgjentisht 100 milionë dollarë në mënyrë që fëmijët palestinezë të presin të gatshëm vitin e ri shkollor. Prandaj u bëj thirrje të gjithë donatorëve të ndihmojnë”, nënvizoi sekretari Ban Ki-moon.

Sipas të dhënave të OKB-së, 2,1 milionë të refugjatëve palestinezë jetojnë në Jordani, 1,3 milionë në Gaza, rreth një milion në Bregun Perëndimor dhe gjysmë milion në Siri dhe Liban.

UNRWA është themeluar në vitin 1949 dhe që nga atëherë kujdeset për shëndetësinë, arsimin, rehabilitimin dhe mbrojtjen e refugjatëve në dhjetë kampet në Jordani, nëntë në Siri, 12 në Liban, 19 në Bregun Perëndimor dhe tetë në Gaza.

Lajme të ngjashme

Back to top button