De Gea tek Reali ka gjasa të dështoj

Rafa Benitez ka lënë të kuptohet se Real Madridi nuk do ta transferoj portierin spanjoll nga Manchester United.

“Unë nuk flas për lojtarët e tjerave skuadra. De Gea nuk është lojtar i skuadrës sonë. Unë jam shumë i lumtur me portierët tanë”, ka deklaruar Benitez.

‘Tani ne kemi Pachecon dhe Rubin Yanez, të cilët do të jenë një nga tre portierët tanë. Dhe, ju e dini që kemi edhe Keylor Navas dhe Kiko Casillas. Këta janë portierët tanë kështu që ne mund të flasim për ata, jo për portierët tjerë”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button