Ja 5 universitetet më të mira në Shqipëri (LISTA)

Grupi më i madh publik kërkimor në Spanjë, CSIC (Consejo Superior de Investigaciones Cientificas), ka publikuar në faqen e tyre zyrtare webometrics.info rankimin e universiteteve më të mira në botë për gjashtë-mujorin e parë të vitit 2015, transmeton Portali Albeu.com.

Në këtë rankim, si çdo vit janë përfshirë edhe universitetet shqiptare.

Sipas rankimit të fundit, Universiteti i Tiranës është renditur i pari në Shqipëri, dhe i 6197-ti në botë, i pasuar nga Universiteti Epoka, i cili është një universitet privat, vazhdimësi e kolegjeve turke në Shqipëri, që renditet i dyti në Shqipëri dhe 6345-i në botë, transmeton Albeu.com.

Më pas renditen dy univesitete tjera publike, Universiteti Politeknik i Tiranës në vendin e 7464, dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës në vendin e 10988.

I pesti në rënditjen për Shqipërinë është sërish një universitet privat. Universiteti Hëna e Plotë-Bedër është renditur i pesti në Shqipëri dhe i 11052 në botë.

Në rankimin e Shqipërisë, në pesë vendet e para renditen dy univesitete private, Universiteti Epoka dhe Universiteti Bedër ndërsa tre tjerë janë publik.

Pesë Universitet më të mira në Shqipëri:
Rankimi në Shqipëri – Universiteti – Rankimi në botë

1. Universiteti i Tiranës – 6179
1. Universiteti Epoka – 6345
3. Universiteti Politeknik i Tiranës – 7464
4. Universiteti Bujqësor i Tiranës – 1099
4. Universiteti Bedër – 11052

Ja linku i rënditjes së plotë: webometrics.info/en/Europe/Albania

Kjo renditje përcaktohet bazuar në një metodologji që merr parasysh aktivitetin e universiteteve përmes punimeve shkencore të publikuara në Google Scholar, artikujt e publikuar në revistat shkencore me impakt faktori si dhe popullaritetin e prezencës online.

Renditja ka për qëllim të ndihmojë studentët ndërkombëtarë dhe stafin akademik të kuptojnë se sa i njohur është nje Universitet në një vend të huaj.

Afro 22.000 universitete në botë janë studiuar dhe përfshirë në këtë listë.

Lajme të ngjashme

Back to top button