Përmbytjet në Tetovë, një i vdekur dhe dy të plagosur rëndë

Vërshimet nga shiu që sot kapluan Tetovën si kurrë më parë, ka shktuar vdekjen e një personi si dhe plagosjen rëndë e dy personave tjerë.

Siç mëson TetovaSot nga Spitali i Tetovës, një i vdekur dhe dy të plagosur rënda nga Shipkovica është bilanci i tanishëm i vërshimeve në Tetovës.

Njëri prej të plagosurve nga ashpërsia e lëndimeve dhe thyerjes së këmbëve dhe duarve është transferuar me urgjencë në Klinikën e Shkupit.

Për Portalb Florin Besimi, Drejtori i Spitalit të Tetovës tha se ende nuk kanë numrin e saktë të viktimave dhe se më vonë do të na njoftojnë saktë për të plagosurit dhe numrin e  viktimave.

Të dhënat e para për viktima në njerëz, i ka konfirmuar kryetari i Bashkësisë lokale të Shipkovicës Zeqirja Qazimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button