Aksident i rëndë në rrugën për Manastir, një i vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën Manastir – Resnjë ku i vdekur ka mbetur një person ndrësa një tjetër ka marrë lëndime të rënda.

Sipas njoftimeve të policisë, aksidenti ka ndodhur në afërsi të Manastirit, kur një makinë e tipit “Citroen C3” me targa të Resnjës është përplasur me një makinë të tipit “Mercedes- Benz” me targa të Shqipërisë. 

Policia ka theksuar se do të jap hollësi mbi aksidentin dhe identitetin e viktimave.

Veturat po lëviznin në drejtime të kundërta. Në aksident në vendin e ngjarjes ka vdekur shoferi i “Citroenit”, derisa shoferi shqiptar i makinës tjetër është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është shtruar për shërim në Spitalin e Manastirit.

Lajme të ngjashme

Back to top button