Ahmeti: Duam Shkupin shqiptar

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, tha se Shkupi ka nevojë të përparojë edhe më shumë. Ai ka porositur të gjithë bashkpartiakët mbrëmë të kujdesen për Shkupin evropian dhe shqiptar, në çdo aspekt si atë arsimor ashtu edhe infrastrukturor.

“Mos kërkojmë përgjegjësi nga tjerët por atë duhet ta bartim vetë. Çairi, Shkupi i vjetër është i yni ne duhet të punojmë dhe ta begatojmë dhe ne duhet ta përparojmë në të gjitha sferat si arsimi, kultura, infrastruktura dhe mirëmbajtja e shkollave dhe Univerzitetit, me këtë nderojmë Shkupin tonë, Çairin tonë, me këtë nderohet Skënderbeu e Hasan Prishtina”, ka thënë Ahmeti mbrëmë në kuvendin zgjedhor të BDI-së në Çair ku u Beqir Hasani u ri-zgjedh kryetar i degës me me gjithsej 69 vota nga 69 delegatët e pranishëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button