Turqia sjell projektin e parë në botë, ujë nën det për Qipron e Veriut

Turqia është vendi me projektin e parë në botë për furnizimin me ujë të Qipros Veriore me tubacion poshtë detit.

Projekti i furnizimit me ujë të Qipros Veriore nga Turqia kalon 23 kilometra në linjë tokësore dhe 80 kilometra nën det.

Presidenti i Planifikimit të Arsimit të Lartë, Auditimit, Akreditimit dhe Këshillit Koordinues (YODAK), Husein Gokçekush thotë se projekti për furnizimin me ujë nga Turqia të Qipros Veriore është drejt përfundimit.

Në universitetin ”Lindja e Afërt”, në Lefkosia, bashkësia e inxhinierëve turke dhe ajo e arkitektëve mbajtën një takim informues mbi projektin për furnizimin me ujë të Qipros Veriore.
Gokçekush tha se projekti është drejt përfundimit dhe se me këtë projekt do të zhduket problematika e ujit të pijshëm e cila ka vazhduar mëse prej 40 vitesh në ishull.

“Tashmë është çështje kohe, ku brenda një kohe të shkurtër ëndrra po realizohet”, theksoi ai.
Projekti i furnizimit me ujë të Qipros Veriore nga Turqia është i pari në botë për nga lloji i tij pasi për herë të parë me anë të një tubacioni, i cili kalon nën det.

Kështu, popullsia e Qipros Veriore do të furnizohet me ujë të pijshëm direkt nga Turqia. Deri tani, uji në Qipron Veriore ka ardhur nga Turqia përmes transportit detar.

Lajme të ngjashme

Back to top button