Moti sot në Maqedoni

­ Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me reshje vërshuese, i cili në orët e pasditës do të përcillet me reshje përmbytëse dhe bubullima.

Jostabilitet më të shprehur do të ketë në pjesët veriore dhe juglindore, ku lokalisht pritet që proceset të jenë më intensive me reshje vërshuese (mbi 30l/m2), zbrazje elektrike, erë e përforcuar dhe me kushte për paraqitje të breshërit. Temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej 15 deri 22, ndërsa e ditës prej 28 dhe 35 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, me reshje herëpashershme të rrëmbyeshme dhe erë të përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 21 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 33 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Back to top button