Berisha kërkon revolucion demokratik

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, njëherësh deputet i Kuvendit të Shqipërisë, nuk ka të ndalur me akuzat kundrejt rivalit të tij Edi Rames, duke thënë se vetëm revolucioni demokratik do t’i shpëtojë shqiptarët nga varfëria dhe mjerimi.

Berisha përmes një postimi në statusin e tij të “Facebook” , ka kritikuar rëndë qeverisjen 600 ditësh të Rames.

Ai ka thënë se qeverisja e kryeministrit Rama është dështuese, madje Berisha e quan edhe piktor dështak kryeministrin Rama.

Lexojeni të plotë postimin e Berishës:

“Te dashur miq, keto dite u bene 600 dite te qeverisjes se piktorit deshtak dhe ne keto dy vite qeveria e tij ngriu rrogat. Ai, nje muaj me pare rriti me 1 milion lek ne muaj vetem rrogen e vete, te ministrave dhe suites se tyre dhe nuk ka rritur ne dy vjet asnje qindarke pagen minimale e as rrogat e punonjesve te tjere. Perkundrazi, per efekt te inflacionit ne pergjithesi dhe rritjes keto dy vite te marra se bashku, me 12-15% te cmimit te mallrave te perdorimit te perditshem, qe zene dhe peshen me te madhe ne shpenzimet mujore te familjeve, sot çdo i punesuar ne shtet apo privat merr 12% me pak apo blene me rrogen e tij 12% me pak se sa dy vite me pare.

Natyrisht goditjen me te rende nga kjo politike e deshtuar dhe çnjerezore, te cilen ka aplikuar keto dy vite piktori deshtak, e kane marre mbi 300 mije punonjes te sektorit publik dhe privat me rroga mujore nen 30 mije lek.

Po rikujtoj ketu se me politiken e taksave te ulta dhe luften kunder korrupsionit, ne 600 ditet e para te qeverisjes se meparshme rritja e te ardhurave beri te mundur qe ne vitin 2007 rrogat te rriten me nje mesatare prej 17%. Bllokimi i rrogave te qytetareve te punesuar do te thote: perpara drejt varferise.

Vetem revolucioni demokratik do shpetoje shqiptaret nga nga renie e lire ne varferi dhe mjerim! Sb” (sic.), ka shkruar Berisha. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button