Banka suedeze 600 mijë euro Bill Clintonit për një konferencë

Ish-presidenti amerikan, Bill Klinton pagesën më të lartë për seminaret dhe konferencat që ka mbajtur në shumë vende të botës pas largimit të tij nga detyra e ka marrë nga banka Suedeze, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve TT të suedisë mësohet se Bill Clinton për një konferencë të mbajtur ka marrë pagesën më të lartë prej 5.5 milionë kruna (afërsisht 600 mijë euro). Kjo pagesë i është bërë nga banka Handelsbanken në Suedi. Theksohet se shuma e dhënë nga banka për Bill clinton është bërë e ditur falë deklaratës së raportuar në zyrën e taksave.

Bill clinton për seminaret dhe konferencat që zhvillon mer një shumë prej aëfrsisht 400 mijë euro, ndërsa shuma e paguar nga banka Handelsbanken për një aktivitet të tillë është shuma më e paguar deri tani ndaj tij.

Ndërkohë zëdhënësi i bankës Bengt Carlsson, ka thënë se nuk do të komentojë pagesat e bankës të kryera për punë të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button