Turqi, roja bregdetare ndalon 668 emigrantë ilegalë

Rojet bregdetare turke në orët e mëngjesit të sotëm kanë ndaluar 668 emigrantë të cilët në qytetet Çanakale dhe Balikshehir, në veriperëndim të vendit, ishin përgaditur për të kaluar në mënyrë ilegale drejt ishullit Lesbos të Greqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në qytetin Çanakale janë ndaluar 268, ndërsa 400 emigrantë të tjerë janë ndaluar në Balikshehir. Shumica prej tyre vijnë nga Afganistani dhe Siria. Në mesin e emigrantëve, ndodhet edhe numri i madh i grave dhe fëmijëve.

Emigrantët ilegalë të cilët u ndihmuan me ujë dhe ushqime edhe nga qytetarët e pranishëm më pas u drëguan në Qendrën e rikthimit të të huajve në Ayvacık për tu deportuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button