Gruevski: Me përmendoret ua kthejmë borxhin luftëtarëve, të përballemi me terroristët

“Një nga gjestet simbolike të kësaj gjenerate është ndërtimi i përmendoreve të fytyrave të ndritura të historisë maqedonase, muzetë, emrat e rrugëve, bulevardet, sheshet, lagjet dhe urat, me emrat e tyre, librat dhe monografitë për ta, filmat dokumentar për veprat dhe vuajtjet e tyre, pikturat për ta, dhe gjëra të tjera simbolike me të cilat u falënderohemi paraardhësve tanë të cilët e sakrifikuan jetën për popullin e tyre. Por ato janë gjestet simbolike”, tha kryeministri Nikola Gruevski në fjalimin e tij në Shkup në festimin e sotëm të Ilindenit.

Gruevski gjithashtu tha se po ashtu duhet ta forcojnë kapacitetin dhe të përballen kundër terroristëve.

“Grupet radikale hapur kërcënojnë, ndërsa përkohësisht veprojnë. Patjetër t’i forcojmë kapacitetet tona në përballjen me ta, dhe patjetër të përballemi me ta”, tha ai.

Ai shtoi se nuk guxojmë të mbetemi pasiv në këto lëvizje dhe patjetër në mënyrë preventive dhe aktivisht të veprojmë.

Lajme të ngjashme

Back to top button