Davutoglu: Goditja më e madhe ndaj procesit të zgjidhjes ishin ngjarjet e parkut Gezi

Kryeministri turk Ahmet Davutoğlu në rezidencën Çankaya u takua me përfaqësuesit e organizatave jo-qeveritare të ardhur nga qytetet e Anadollit lidorë dhe atij jug-lindorë, raporton Anadolu Agency (AA).

Davutoğlu në fjalimin e tij të mbajtur në këtë takim ka thënë: “Ata që nuk dëshirojnë vëllazërinë në Turqi, ata që nuk dëshirojnë unitetin kombëtarë, zhvillimin e ndërgjegjësimit të përbashkët të vetëdijshëm duke abuzuar me aktet provokative siç ishte rasti i “Gezi” të cilët nisën si një çështje e mjedisit dhe duke kthyer atë në një anarshi të madhe shoqërore i kanë dhënë goditjen më të madhe procesit të zgjidhjes”.

– “Po japim përpjekjen për bashkimin e vëllezërve në Turqi”

Kryeministri Davutoğlu, më tej në fajlën e tij tha: “Nëse dobësohet dhe shkatërrohet ndërgjegjësimi i pëbashkët i shoqërisë dhe nëse çdokush fillon të mendojë ndryshe për fatin, ndërgjegjësimin e fqinjit të tij aty nuk mbetet më paqe dhe rregull. Këtu ka dy pikëpamje ; Njëra ata që ndajnë fatet dhe e dyta ata që i bashkojnë. Ne japim përpjekjen për bashkimin e dy fateve në Turqi dhe themi se “ka vetëm një fat”. Kështu qetësia e 78 milionëve ose do të jetë bashkarisht ose largqoftë do të përballemi me rrezikun për të përjetuar kaosin”.

Kryeministri Davutoğlu më tej në fjalën e tij u shpreh: “Nëse ne nuk do të kishim ndërhyrë përtej kufijve të Turqisë duke thënë se “edhe kombi edhe qeveria janë këtu” kundër organizatave terroriste si DAESH, PKK edhe DHKP-C të cilat janë ngritur në këmbë duke thënë “unë jam këtu” atëherë këto organizata terroriste do të bashkoheshin me njëri tjetrin dhe do të shkaktonin një rrëmujë më të madhe se në Kobani në qytetet tona me lojërat e tyre të shahut që luajnë prapa perdeve. Ne i nuhatëm këto lojëra”.

Lajme të ngjashme

Back to top button