Më shumë se 1 milion dollar jep Turqia për ushtrinë shqiptare

Qeveria turke do t’i dhurojë qeverisë shqiptare një shumë prej 1 137 500 dollarësh, për blerje materiale e pajisje ushtarake, vizita, trajnime e kurse personeli, dhe si kontribut për projektin e modernizimit të Aeroportit të Kuçovës, shkruan Panorama.

Ndihma do të vijë në bazë të një marrëveshje bashkëpunimi, të miratuar në parim në mbledhje e sotme të qeverisë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë e të protokollit të zbatimit të ndihmës financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë.

“Marrëveshja e bashkëpunimit ushtarak financiar konsiston në dhurimin, nga pala turke, të një shume prej 2 275 000 Lirave Turke ekuovalente me 1 137 500 $, për blerje materiale e pajisje ushtarake, vizita, trajnime e kurse personeli, dhe si kontribut për projektin e modernizimit të Aeroportit të Kuçovës.”- thuhet në vendimin e qeverisë “Rama”.

Vetëm dy ditë më parë, kryeministri, Edi Rama u takua me homologun e tij turk, Taip Erdogan, gjatë përurimit të terminalit të ri të aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”. /Panorama

Lajme të ngjashme

Back to top button