Paraburgoset një shkupjan për tregti me drogë

­ Njësiti për tregti të palejuar me drogë pranë SPB Shkup, ngriti kallëzim penal deri te PTHP kompetente Shkup kundër shkupjanit B.SH.(25), për shkak të dyshimit themelor se ka kryer vepër penale “prodhimtari e paautorizuar dhe lëshim në shitje të drogave narkotike, substanca psikotropikale dhe prekursorë, ndërsa nga aba e gjykatësit të procedurës paraprake i është shqiptuar masë paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Siç njofton MPB­ja, Njësiti për tregti të palejuar me drogë aksionin e realizoi pas informatës së marrë paraprakisht se i denoncuari, gjatë muajit qershor të vitit 2015, nga persona deri më tnai i panjohur ka furnizuar sasi më të madhe heroinë dhe disa shishe metadon, të cilat ua ka shitur konsumatorëve nga Shkupi.

Me urdhër të Gjykatësit të procedurës paraprake nga ana e nëpunësve policorë nga Njësiti për tregti të palejuar me drogë është realizuar bastisje në shtëpinë e tij me ç’rast janë gjentur dhe marrë 12,57 gramë heroinë, i paketuar në 13 paketime polietilenike, nëntë shishe metadon nga 10 ml, katër shishe hepanton nga 10 ml dhe një peshore digjitale në të cilën pas ekspertizës së kryer janë detektuar gjurmë nga heroinë, theksojnë nga MPB­ja.

Lajme të ngjashme

Back to top button