Ladorishtë, Kundërshtime për mbishkrimin arabisht në varrezat e fshatit

Tabela ndricuese e vendosur ditët e fundit në hyrjen e varrezave muslimane të fshatit Ladroishtë në Strugë, ka ngjallur debat të madh në këtë vendbanim i cili është zgjeruar edhe në rrjetet sociale. Arsyet e debatit dhe kundërshtimeve janë pikërisht shkronjat arabe dhe mbishkrimi arabisht i cili mbizotëron tabelën e vendosur në derën hyrëse të varrezave, shkruan Drini.mk

“Kjo pamje nuk na nderon e as i zbukuron varrezat KOMBËTARE SHQIPTARE të Ladorishtit, përkundrazi – është turpëruese dhe ofenduese, duhet sa më shpejt të hiqet, se na i merr frymën të gjithëve që kemi vetëdije e ndërgjegje kombëtare…!
Si duket
në Ladorisht po “punohet” me ngulm që të devijohet nga rruga kombëtare dhe vëmendja të orientohet në kahjen shterpe fetare,”sukseset” janë evidente…; në kët’ “aktivitet” marrin pjesë njerëz me vetëdije të plotë antikombëtare dhe injorantë të verbër që u shkojnë pas atyre…!” shkruan profesor i njohur nga Ladorishti, Guximtar Labënishti.

“Marrezia nuk ka fund, te kalosh aty cdo dite dhe te shikosh ato shkronja skandaloze Turp… nuk jam ndier kurr kaq keq. Shkruaj vetem Shqip cka ka te keqe e kuptojm te gjithë!!!” komenton Azdren Memeti, banor i këtij vendbanimi.

“Sinqerisht me vjen shum keq qe po arabizohemi nga injoranca dhe padituria
Ky eshte nje turp !
Ato Varreza ku pushojne shum parardhes tane qe kane luftuar per interesin Kombetar Jane vetem

VARREZA SHQIPTARE” shkruan Avdulla Ademi.

“Arabishtja gjuhë e dytë zyrtare në Ladorisht, ajo është shënuar në portën hyrëse të varrezave të fshatit.Kjo është nisma e heshtur e ekstremistëve fetarë për të “okupuar” varrezat
, xhamitë dhe në fund për t’i bindur besimtarët shqiptarë se kështu duhet të jenë shqiptarët sipas tyre ;me mjekra dhe forma të reja lutjesh, me pantollona Afganistani e kapelë”tentene”,për dallim nga jo besimtarët. Mbishkrimi duhet të jetë vetëm në shqip… “varrezat e fshatit Ladorisht”… ç’hyn feja në varreza për t’i bër vizatimet sipas oreksit të saj në emërtime në mbishkrime?…. feja ka punë me besitarët në xhami.
Rinia e fshatit dhe BL. Kanë tagrin së ç’gjuhë përdoret në fshat si pushtet lokal” ka shkruar analisti Medai Shaholli.

Megjithatë ka qytetarë të cilët e arsyetojnë dhe nuk e shohin si problematikë këtë pllakatë, dukek undërshtuar kështu qëndrimet e mësipërme.

“Duket shumë qartë që është për fe, këtu keni shprehur haptazi urrejtjen ndaj Islamit pastaj aty shumë bukur shkruhet herën e parë SHQIP.  Mirëmbajtjen e varrezave e bën Xhamia, të lexosh disa komentues që ka 10 vjetë se kanë pastruar varrin e nënës, babës vëllait motrës apo ndonjë të afërmit apo nuk ka paguar 10 euro në vjet antarësimin e xhamisë dhe vin ketu të shet patriotizëm kjo është për të vjellur s’thot kotë një fjalë e urtë “patriota pas luftës ka plotë” dikujt edhe Ezani i pengonte po per pak gjithë e ndalën.” ka komentuar Shkëlzen Ajrullai.

Lajme të ngjashme

Back to top button