Monumenti i Nënë Terezës mund të jetë më i madh se ai i Aleksandrit të Madh

Pasi u bë e qartë se Subrata Roj nuk do të ndërtojë e të paguajnë as monumentin e Nënë Terezës, detyrimin e mori Ministria e Kulturës, e cila për monumentin e ri dhe shatërvanin do të derdhë disa milionë euro, respektivisht shuma shkon deri në tetë milionë, sipas ofertave të tenderit, transmeton Utrinski Vesnik.

Monumenti i Nënë Terezës, i cili mund të jetë edhe më i lartë se ai i Aleksandrit të Maqedonisë, do të ndërtohet me shatërvan, me elemente të shumta.

Në shpalljen kërkohet kontraktues i kompozimeve skulpturore, më saktësisht të të ndërtohet imazhi i laureates së çmimit Nobel bashkë me engjëj, si pjesë e shatërvanit (kompozim i ngjajshëm me atë të sheshit “Filipi II”), që do ta zbukurojnë lule dhe elemente të tjera. Nga njoftimi mund të konkludohet se kompozimi do të përbëhet nga figura e Nënë Terezës me një fëmijë të sëmurë dhe prindër, që do të mbulojnë një sipërfaqe prej rreth 12 metra kub. Një pjesë e kompozimit duhet të jenë figura të një murgeshe me një invalid, një murgeshe me një të sëmurë të ulur, një murgeshë me një të sëmurë të shtrirë dhe një murgeshë me një të sëmurë të ulur mbi një shkëmb. Shatërvanin do ta dekorojnë disa engjëj të vogjël në pozicione të ndryshme dhe një engjëll qendror. Do të ketë gjithashtu edhe elemente tjera zbukurusese me pamje të kupës. Gjatë përgatitjes së monumentit do të përdoren: bronz, mermer, çelik, inox dhe materiale të tjera të zakonshme për ndërtimin e monumenteve dhe ndërtesave të tjera të “Shkupi 2014”.

Ideja e zgjedhur është e Valentina Stefanovska dhe Kiril Mukaetov./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button