Presidenti turk, Erdogan vazhdon vizitën zyrtare në Kinë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kinë ka vendosur një kurorë me lule në monumentin e Heronjve të Kinës, raporton Anadolu Agency (AA).

I ndodhur me ftesë të Kreut të Shtetit të Kinës, Xi Jinping në Pekin presidenti turk pak para fillimit të vizitës së tijë zyrtare ka vizituar Monumentin e Heronjëve të Kinës në Pekin.

Pas himneve të dy vendeve Presidenti Erdoğan dhe delegacioni që e shoqëron vendosi një kurorë me lule.

Presidentin Erdoğan në këtë vizitë zyrtare e shoqërojnë, bashkëshortaj e tij, Emine Erdoğan, ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Shëndetësisë, Mehmet Muezzinoğlu, i Trasportit, Çështjeve Detare dhe Telekomunikacionit, Feridun Bilgin, i Enerigjsë, Taner Yıldız, minsitri i Ekonomisë, Nihat Zeybekçi dhe nje numër i madh biznesmenësh të cilët kanë udhëtuar me një tjetër avion po ditën e sotme për në Kinë.

Ai pritet të zhvillojë takime me krerët më të lartë të Kinës ku në fokus janë tema të rëndësishme si bashkëpunimi ekonomik, energjitik, telokumunikacionit etj.

Lajme të ngjashme

Back to top button