Nuk mund të ngrihen akuza pa qëndrimin e të akuzuarit

Recension: Për çka përmendet emri i Adnan Ismailit të “Logosit” tek burevesnik.org?!

Lajmi që ka vetëm qëndrimet e njërës palë është lajm i njëanshëm, në shumë raste edhe tendencioz. Ndodh shpesh në medie të përkthehen informacione nga medie maqedonase e që nuk janë të vërtetuara ndërkohë që teksti përmban vetëm njërën palë. Në raste të tilla para botimit të informacionit gjithmonë duhet komunikuar edhe pala tjetër.

downloadLinku deri te artikulli origjinal: “Për çka përmendet emri i Adnan Ismailit të “Logosit” tek burevesnik.org?!

Data dhe koha e publikimit: 26. 06.2015

Data e recenzionit: 28. 06. 2015

Recenzent: Xhenis Sulimani

Produkti mediatik që po e recensojmë ka të bëjë me një akuzë ndaj pronarit të shtëpisë botuese “Logos-A”, Adnan Ismailit. Lajmi është përkthyer nga portali burevesnik.org, ku akuzohet personi në fjalë.

Arrestimet e para të Lëvizjes islamike kanë ndodhur diku në vitet e 90-ta në kufirin mes Maqedonisë dhe Kosovës…, por policisë serbe ka arritur t’i ikë Adnan Ismaili apo Ismailovski? Është interesant fakti që Adnan Ismaili asnjëherë as para dhe pas saj nuk është kapur nga policia maqedonase, por lirshëm shëtitet nëpër botë dhe me sukses krijoi dhe zhvilloi Shtëpinë botuese ‘Logos’…”

Qasja e këtillë e gazetarit, duke mos e marrë në tekst edhe palën mbi të cilin informon e bën informacionin të njëanshëm dhe mund të interpretohet si tendencioz.

Që teksti të jetë i plotë gazetari duhej të kujdesej që palët e përfshira të kenë mundësinë që t’i tregojnë pozicionet e tyre. Personi i kritikuar duhet të ketë gjithnjë të drejtën të justifikojë vetveten dhe të shpjegohet.

Normat gazetareske lejojnë që duke treguar nga është marrë, të përcillet lajmi i një medie tjetër. Por nëse ky lajm nuk ka të gjitha elementet, media ose gazetari duhet të bëjë përpjekje që të balancojë informacionin. Në të kundërt lajmi mbetet i njëanshëm dhe publiku i pa informuar plotësisht.

Lajme të ngjashme

Back to top button