Në lindje të Bullgarisë mbyllen 27 restorante për shkak të antraksit

Ministria bullgare e Shëndetësisë, në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e antraksit në rajonet lindore turistike të Varnës dhe Dobrich ka mbyllur gjithsej 27 restorante, pasi është gjetur mish me këto baktere të rrezikshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Komiteti i Krizës i formuar nga Ministria e Shëndetësisë së Bullgarisë urdhëroi mbylljen e dhjetë restoranteve tjera, ku është gjetur bakteri antraks, duke e çuar numrin e restoranteve të mbyllura në 27, pas vdekjes së një personi të sëmurë në këtë rajon.

Drejtori i Departamentit të Shëndetësisë në rajonin e Varnës, Daniel Denev tha se ekipet kompetente vazhdimisht po punojnë në eliminimin e rrezikut dhe se restoranet do hapen vetëm kur të arrihen kushtet e besueshme në drejtim të shëndetit të njeriut. Denev paralajmëron se situata është ende alarmante për shkak të mungesës së mjeteve efektive juridike në rajon. Ekipet kompetente kanë njoftuar se të gjitha sendet ushqimore të konfiskuara nga restorantet e mbyllura do të digjen. Zyrtarët thonë se mysafirët që kanë vizituar kohët e fundit restorantet e kontestuara nuk janë në rrezik për tu sëmurë, por do të ishte mirë që të kryejnë kontrolle mjekësore.

Nga helmimi me antraks vdiq fermeri 53-vjeçar i cili më 7 korrik kishte therrur lopën e cila kishte gjakderdhje nga goja, dhe se me këtë rast nuk kishte informuar veterinerin. Një një pjesë e vogël nga mishi i lopës së infektuar kishte ngrënë familja, kurse pjesën tjetër të mishit ia kishin shitur një zinxhiri që furnizon restorantet lokale

Vdekja e fermerit shkaktoi panik në Varna, një nga destinacionet turistike më të vizituara në bregdetin bullgar të Detit të Zi. Antraks është një sëmundje e shkaktuar nga bakteret Bacillus anthracis, dhe mund ta infektojë lëkurën, mushkëritë dhe sistemin gastrointestinal. Është shumë infektuese dhe mund të jetë sëmundje vdekjeprurëse. Përhapet zakonisht nga kafshët tek njerëzit, sidomos nga lopët, dhitë dhe delet.

Bakteret jo aktive (sporet) mund të jetojnë për dekada të tëra në tokë, si dhe tek produktet e kafshëve si leshi. Njerëzit nga kjo bakterie mund të infektohen përmes lëkurës, por edhe duke ngrënë mish të kontaminuar ose duke thithur spore ose baktere.

Lajme të ngjashme

Back to top button