Erdogan: Besoj që NATO do të jetë krah nesh në situatën e krijuar

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan është nisur për në Kinë ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidentin Erdoğan në këtë vizitë zyrtare e shoqërojnë, bashkëshortaj e tij, Emine Erdoğan, ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Shëndetësisë, Mehmet Muezzinoğlu, i Trasportit, Çështjeve Detare dhe Telekomunikacionit, Feridun Bilgin, i Enerigjsë, Taner Yıldız, minsitri i Ekonomisë, Nihat Zeybekçi dhe nje numër i madh biznesmenësh të cilët kanë udhëtuar me një tjetër avion po ditën e sotme për në Kinë.

Gjatë nisjes drejt Kinës Erdoğan ka dhënë një deklaratë për mediat në Aeroportin Esenboğa në Ankara. Erdoğan në fjalën e tij kritikoi politikanët të cilët mbështesin terroristët në vend dhe tërhoqi vëmëndjen që edhe disa shoqata apo media janë në përkrahje të qarqeve të ndryshme terroriste dhe antikombëtare.

Presidenti turk duke iu referuar seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të NATO-s që do të mbahet me kërkesën e Turqisë u shpreh se beson që NATO do të jetë krah Turqisë në situatën e krijuar.

“Në asnjë mënyrë nuk do të hedhim hap prapa. Turqia është e vendosur të luftojë kundër çdokujt dhe çdo strukture paralele të cilat janë në veprime tradhëtare kundër Republikës së Turqisë dhe popullit turk. Askush të mos përfitojë dhe të mos vë në provë durimin dhe tolerancën e shtetit tonë. Ata të cilët janë në një përpjekje të tillë do të gjejnë përgjigjen e nevojshme në një kohë shumë të shkurtër” u shpreh Presidenti Erdoğan ndër të tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button