Miratohen vendime për buxhetin dhe urbanizmin në Gostivar

Me aprovimin e procesverbalit nga seanca e kaluar, këshilltarët e Këshillit të Komunës së Gostivarit, filluan seancën e 22-të me radhë e cila përbëhej me 14 pika të rendit të ditës.

Pika e parë e rendit të ditës e cila u aprovua nga shumica e këshilltarëve ishte konkluzion për miratimin e raportit kuartal- II për realizimin e buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2015. Sqarim para këshilltarëve dha Shyret Elezi nga Sektori për çështje financiare.

Elezi potencoi që realizimi i përgjithshëm për kuartalin e dytë ka arritur në masën prej 41 %, duke shtuar se kuartali i tretë pritet të ketë realizim shumë më të madh nga fakti se përfshihen muajt e Verës që përfshinë periudhën e investimeve kapitale.

Këshilltarët aprovuan edhe vendimin për  dhënie  pëlqim dhe  autorizim për  shlyerje gjegjësisht redidikim të  mjeteve  nga xhiro llogaria e buxhetit  të Komunës së Gostivarit.

Pika tjetër e rendit të ditës që mori 21 vota nga gjithsej 31 këshilltarë, ishte vendim për ndarjen e mjeteve financiare për Klubin e Futbollit “Gostivari”, dhe me të cilin vendim klubit do t’i ndahen 1 milion denarë nga buxheti komunal.

Edhe vendim për vëllazërim të Komunës së Gostivarit me Komunën  Galaci të Republikës së Rumanisë gjeti mbështetjen e shumicës së këshilltarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button