Lirohet benzina dhe dizeli

Çmimi i benzinës prej sonte në mesnatë do të ulet për një denar, ndërsa i dizelit dhe e vajit ekstra të lehtë për amvisëri për gjysmë denari, kështu vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 70,50 denarë për litër, ndërsa i EUROSUPER BS-98 72,50 denarë për litër. Një litër i EURODIZEL (D- E V) do të shitet për 53 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 41,50 denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button