Di Maria i jep lamtumirë Manchesterit

Mesfushori argjentinas, Angel di Maria do të largohet nga Manchester Unitedi pas vetëm një edicioni për të kaluar në PSG.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri i PSG’së, laureat Blanc, i cili tha se ata duhet të presin edhe pak për transferimin e argjentinasit.

“Është një mundësi e mirë që ai të nënshkruaj me ne, por ende nuk është zyrtare. Ne duhet të kemi durim edhe pak më shumë. Transferimi i tij është shumë afër”, tha Blanc gjatë një konference për media.

Di Maria pritet që sot t’i kryej testet mjekësore me PSG’në, të cilët për shërbimet e tij do të paguajnë 65 milionë euro.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button