Arifi në takim me Ramën

Dje kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi u takua me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama.

Gjatë takimit kryetarja Arifi dhe kryeministri Rama shkëmbyen përvojat e tyre në menaxhimin e qeverisjes në nivel lokal dhe biseduan për praktikat më të mira për krijimin e qyteteve të qëndrueshme, organizimin e shërbimeve publike, rikthimin e hapësirave publike në shërbim të qytetarëve.

Kryeministri shqiptar Edi Rama shprehu gatishmërinë që të mbështet cilën do iniciativë që ndërmer komuna e Tetovës e që ka për qëllim shkëmbimin kulturor, arsimor, tregtar me qytetet e Republikës së Shqipërisë si dhe menaxhimin e suksesshëm të projekteve në shërbim të zhvillimit të demokracisë lokale dhe thellimit të bashkëpunimit të qyteteve shqiptare.

Lajme të ngjashme

Back to top button