Kumanova vazhdon të jetë vend-tranzit për emigrantët (FOTO)

“Emigrantë” është epiteti me të cilin identifikohen shumë njerëz, që për së pari herë shkelin tokën kumanovare e në mesin e tyre: fëmijë të vegjël, gra shtatzëna po dhe pleq të lodhur.

Emigrantë në stacionin e trenit në f Çerkez, Kumanovë
Emigrantë në stacionin e trenit në f Çerkez, Kumanovë

Falë ndryshimeve ligjore, nuk ndryshoi vetëm trajtimi i emigrantëve nga ana e forcave të rendit të sigurisë, apo nga ana e vendasve që duan të solidarizohen, por edhe vetë ata ndjehen më të sigurt.

Emigrantë në stacionin e autobusave, Kumanovë
Emigrantë në stacionin e autobusave, Kumanovë
Emigrantë në stacionin e autobusave, Kumanovë
Emigrantë në stacionin e autobusave, Kumanovë

Ndonëse grupe emigrantësh shihen pothuajse kudo nëpër qytet dhe fshatrat përreth, sërish Llojani vazhdon të mbetet vendi ku këto grupe pushojnë. Aty takuam një sirian, i cili për Portalb rrëfeu:  “Kemi ardhur nga Greqia, po pushojmë pak për dy ditë ose një javë. Pastaj kur të mblidhemi një grup do udhëtojmë për në shtetet europiane, si Gjermania, Franca apo Anglia… Këtu ndjehemi më të lirë, s’kemi probleme me policinë. Në këtë fshat ndihemi më të sigurt. Njerëzit janë të mirë dhe shumica na ndihmojnë.”

Emigrantë rrugës mes fshatrave Llojan-Vaksincë
Emigrantë rrugës mes fshatrave Llojan-Vaksincë

Sipas banorëve, kohët e fundit nuk vërehet ndonjë ndryshim, grupe emigrantësh vazhdojnë pothuajse për çdo ditë të vijnë e të pushojnë në fshat, si një vend-tranzit.

“Sot një grua e mbuluar erdhi te kafeneja e fshatit dhe kërkonte t’i ndihmonim të telefonojë dikë në Turqi… Pas pak pash një grup që erdhi. Lenin përshtypje se janë familje 6 anëtarëshe, ishin dy fëmije, 2 gra e 2 burra. Grupe të emigrantëve vijnë thuajse për çdo ditë. Emigrantët këtu shëtisin lirshëm nëpër kafene, xhami e dyqan, ndonjëherë i shohim si shkojnë në drejtim të Vaksincës, Miratocës… janë të lirë sikur të jenë vendas të Llojanit, policia nuk iu pengon.”- deklaroi Rexhep Salihu, banor i fshatit Llojan.

Përndryshe, shoqata ‘Legis’paralajmëron se shtatori pritet të sjell valë të re të emigrantëve në Maqedoni. Rreth 10 mijë banorë të vendeve të prekura nga luftimet nga jugu i Turqisë me anije pritet të kalojnë në Greqi dhe më pas në drejtim të Maqedonisë./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button