BIRN: Për projektin “Shkupi 2014” u harxhuan mbi 560 milionë euro

Çmimi i projektit  “Shkupi 2014” në Shkup ka shkuar në mbi 560 milionë euro, thuhet pas një hulumtimi të kryer nga BIRN.

Në kuadër të këtij projekti janë promovuar 40 përmendore, fasada baroku, skuptura, si dhe objekte të stilit barok, që kishin nisur të ndërtohen nga fundi i vitit 2009 dhe fillimviti i 2010.

Qeveria paraprakisht kishte informuar se projekti do të kushtonte 80 milionë euro, por ai tejkaloi çdo parashikim.

BIRN ka realizuar hulumtimin për më shumë se 8 muaj, duke shfrytëzuar informacione nëpërmjet rrugëve zyrtare dhe raportet e institucioneve.

Më shumë para në kuadër të këtij projekti janë harxhuar nga Ministria e Kulturës dhe shërbimet për punë të përbashkëta të Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button