Diaspora sjell 700 milionë euro në vit në Kosovë

Çdo vit një numër i madh emigrantësh kthehen në Kosovë për të kaluar pushimet pranë familjarëve të tyre. Sipas të dhënave të Ministrisë së Diasporës, pothuajse 500 mijë njerëz vizitojnë Kosovën çdo vit, duke kontribuuar kështu edhe në ekonominë e vendit.

Në sheshin kryesor të qytetit të Prishtinës shëtitorja është e mbushur. Por shumica prej njerëzve që shihen aty nuk jetojnë atje, por vijnë nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera. Ajo që ata e kanë të përbashkët, sipas tyre është dashuria për vendlindjen.

Ata që vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet e përshkruajnë si pjesën më të bukur të vitit vizitën atje, shkruan gazeta Al Jazeera Balkans.

Atmosferë e ngjashme me këtë të sheshit të Prishtinës, mbretëron në të gjitha qytetet tjera kosovare. Dyqanet dhe restorantet janë të mbushura. Shifra e të papunëve në Kosovë arrin në 35% por kjo rritet gjatë verës, kur shumica e të rinjve punësohen në hotele dhe restorante.

Diaspora për çdo vit sjell në Kosovë afër 700 milionë euro. Por duke i shtuar kësaj faktin se ky vend e ka 10 herë importin më të madh se eksportin, shumica e këtyre parave nuk rrinë në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button