Të hënën lansohet kënga e re e Tunës (Foto)

Duket se ka ardhur momenti i lansimit të një prej këngëve të shumëpritura për këtë verë.

Cozman dhe Tuna kanë vendosur që më në fund të publikojnë projektin e tyre të shumëpritur nga publiku dhe nga mbarë industria e muzikës.

“Holla” titullohet projekti i punuar në studion e Zzap n’Chriss me instrumental të Ddujas dhe Str8Fiyas, teksa videoklipi është realizuar nga Max Production.

Pikërisht klipi duket të ketë marrë kohë për lansimin e projektit të ri të Cozman, i cili tash e ka të “ftuar” të dashurën e tij, Tunën.

Sipas informacioneve të Telegrafit projekti do të publikohet në kanalin e njërit prej artistëve të hënën dhe do vijë si premierë.

Bëhet fjalë për një këngë shumë ritmike që e shfaq të fuqishem reperin e Babastars dhe Tunën jashtëzakonisht seksi.

Ky projekt do të jetë sipas të gjitha gjasave hiti i kësaj vere nëse arrin të pëlqehet nga publiku dhe do të jetë në konkurrencë me këngën “Shumë Pis” nga Ledri Vula dhe Era Istrefi.

Lajme të ngjashme

Back to top button