Facebook i shpallë luftë YouTube

Facebook i ka shpallur luftë të hapur gjigantit të videove YouTube, pasi tani po i këshillon përdoruesit që të ngarkojnë direkt video në Facebook dhe jo të postojnë nga YouTube.

Mark Zuckerberg bëri një ndryshim në Facebook, ku nëse provoni të postoni një link të YouTube, juve do të ju shfaqet një njoftim që thotë: “Konsiderojeni të ngarkoni video direkt në Facebook. Njerëzit kanë më shumë gjasa për ta parë videon dhe ju do të jeni në gjendje që të përcillni suksesin në Page Insights – Vështrimet e Faqes”.

comp_youtube

Ky ndryshim është bërë për shkak të faktit që Facebook tani është bërë gjithashtu edhe gjigant i videove, pasi që në të ngarkohen rreth 4 miliardë video në ditë, transmeton Lajmi.net.

Facebook është duke krijuar disa procedura të reja, për t’i parandaluar përdoruesit që t’i fusin videot e rrjetit social edhe në faqe tjera

Lajme të ngjashme

Back to top button