Lacazette pritet të jetë zëvendësuesi Ibras

Skuadra franceze, PSG ka gjetur zëvendësuesin e sulmuesit Zlatan Ibrahimovic, i cili pritet të largohet gjatë kësaj vere nga Parisi.

Gazzetta dello Sport shkruan se Alexandre Lacazette është dëshira kryesore e trajnerit laureat Blanc, i cili e sheh sulmuesin francez si ideal për sulmin e tij.

PSG ka gati një ofertë prej38 milionë eurosh për Lacazette, e cila pritet të pranohet nga skuadra e Lyonit.

Në anën tjetër për Ibrahimovicin interesim kanë shprehur Manchester United, Milan dhe Inter.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button