Han: Maqedonia nuk ka kohë për të humbur

Komisioneri evropian për zgjerim Johanes Han, tërhoqi vërejtjen e lidershipit në vend, se nuk ka kohë për të humbur për ta reformuar vendin.

Në një shkrim kushtuar ndërmjetësimit të tij për zgjidhjen e krizës në Maqedoni, Han thekson se prej kohësh, vendi ka vuajtur nga polarizimi i thellë partizan, transmeton Alsat-M.

“Çështjet serioze lidhur me sundimin e ligjit që dolën në pah përmes skandalit të përgjimeve, por gjithashtu ngjarjet e Kumanovës treguan se vendi ishte në buzë të greminës si në aspektin politik ashtu edhe ekonomik, si dhe rrezikonte rrugën e integrimeve euro-atlantike. Nuk kishte kohë për të humbur. Bashkimi Evropian nuk mund të lejojë një zonë jostabile në kufijtë e tij. Por më e rëndësishmja, qytetarët meritojnë më mirë”, thekson komisioneri Han.

Ai gjithashtu iu bëri thirrje liderëve politik për sjellje konstruktive dhe të shfrytëzojnë mundësitë që hapi marrëveshja politike, për interesin e tyre dhe të kombit të tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button