Pritet ribashkimi i Pattison dhe Stewart
Me sa duket aktorit Robert Pattison po i mungon ish e dashura e tij Kristen Stewart pasi po planifikon realizimin e një filmi të ri, film në të cilin pritet të luajë edhe Stewart.
Pattinson ka provuar të shërojë plagët e zemrës pas ndarjes me aktoren Stewart. Aktori amerikan ende po ndihet i dëshpëruar dhe shumë i trishtuar.
“Robi do të dëshironte që të punonte përsëri me Kristen. Ai gjithmonë ka admiruar pasionin e saj për aktrim dhe nuk mund të qëndrojë larg saj kur flitet për punë”, ka thënë një burim i afërt për “Hollywoon Life”.
Thuhet se edhe aktorja Stewart mezi po pret takimin me Pattison dhe të shfrytëzojë mundësinë që të ribashkohen./Indeksonline/