Zjarret në Peleshac dhe Korçula ende janë aktive

Qindra zjarrëfikës dhe anëtarë të ushtrisë kroate gjithë natën në Korçula dhe Peleshac kanë luftuar me stuhinë e zjarrtë, megjithatë, ende janë aktive në shumë lokacione, lajmërojnë mediat kroate.

Zjarri ende digjet në Ponikva, në terren të paarritshëm në kodrat, ndërsa flakë të hapur ende ka edhe në Korçula. Popullata lokale pret arritje të shpejtë të avionëve kanaderë, mëson portali Indeh. hr. nga qendra e Zhupanisë 112.

Në vendin Pijaviçino, në të cilën gjatë ditës së djeshme zjarri u afrua shumë te shtëpitë, në mëngjes më nuk ka flakë të hapur.

Prejse mbrëmë zjarri i gëlltiti largpërçuesit e shumë lokacioneve, pa energji elektrike janë disa pjesë të Trstenikut dhe Pijaviçinos.

-Të gjtiha forcat në përbërjen e njejtë edhe më tutje janë në terren, zjarrin e shuan gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme. Kanë bërë punë të madhe por ende nuk është gati gjithçka, përkujtojnë nga qendra 112.

Sipas informatave të Drejtorisë shtetërore për mbrojtje dhe shpëtim, me flakën e zjarrit në Peleshac dhe Korçula luftojnë rreth 150 zjarrëfikës, pjesëtarë të gjitha stacioneve të zjarrëfikësve nga rajoni i Dubrovnikut dhe zhupanisë së Neretvës, nga Spliti, Shibeniku dhe Zadari, me ndihmën e 50 anëtarëve të Ushtrisë tokësore kroate të forcave të armatosura të Republikës së Kroacisë.

Sipërfaqja e të dy zjarreve tejkalon 500 hektarë, citoi Indeh.hr

Lajme të ngjashme

Back to top button