Kompania ‘Makstil’ e detyruar, ndali prodhimin
Kompania ‘Makstil’ njoftoi se ishte e detyruar të ndalojë prodhimin e çelikut gjysëm të gatshëm, raporton Plusinfo.
Arsyeja për këtë vendim lidhet me faktin se furnizuesi i ujit të pijshëm pa paralajmërim të mëhershëm e dyfishoi çmimin.
Kompania, siç thuhet në deklaratë, ka kërkuar shpjegim për çmimin e ri të ujit të pijshëm, por nuk ka marrë argumente bindëse.
‘Makstil’ njoftoi se nëpërmjet institucioneve do të kërkojë kompensim për ndërprerjen e detyruar të operacioneve të kompanisë që furnizohet me ujë të pijshëm.
Tekstin e plotë mund ta lexoni këtu.