Familja katër anëtarëshe, e gjeti vdekjen në mënyrë tragjike (Foto)

Një familje katër anëtarëshe kanë humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi vetura e tyre u godit nga një deve në një autostradë saudite.

Vetura ishte duke vozitur përgjatë një rruge nëpër shkretëtirë në rajonin jugperëndimor të Jazanit, në Arabinë Saudite, kur ajo goditi kafshën e rastit, shkruan Dailymail.

Babai, nëna dhe dy vajzat e tij vdiqën në vendin e ngjarjes, përderisa tre djemtë e tij morën dëmtime serioze.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe ka rrethuar zonën ku ka ndodhur aksidenti, përderisa hulumtimet për zbardhjen e rastit janë duke vazhduar.

Familja katër anëtarëshe, e gjeti vdekjen në mënyrë tragjike  1

Arab News ka raportuar se herët gjatë këtij viti, ekspertët ligjor kanë kërkuar nga autoritetet që të ndëshkoj pronarët e deveve, kafshët e të cilëve shkaktojnë aksidente në trafik.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button