Tuna po planifikon një duet i cili do të thyejë të gjitha rekordet

I shtoi famë e i dha para. Por duket se “Fenix-i“ i Tunës do të pasoj një duet të radhës, po aq të suksesshëm sa edhe dueti me Cozman.

Sipas burimeve të afërta me gazetën Tribuna, Tuna po planifikon një duet të saj, i cili duket se do të thyejë rekordet e vetë këngëtares.

‘Getoar Selimi dhe Tuna tashmë kanë incizuar këngën e re’, tregoi burimi, ndërsa për një mundësi bashkëpunimi ka pohuar për Tribuna edhe Dekorim Sahiti, ani pse deri më tani nuk ka diçka më konkrete.

“Nuk ka diçka konkrete në këtë aspekt. Edhe pse Geti e Tuna kanë biseduar për një duet të mundshëm, ende nuk kanë punuar diçka. Në studio kohë pas kohe punojnë bashkë, po që tani për tani nuk ka diçka konkrete që do të vijë nga këta dy artistë”, ka thënë menaxheri i rep artistit Selimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button