Një avion rrëzohet në Liqenin e Shkodrës

Një hidroavion i tipit “Canader” u rrëzua sot rreth orës 11:00 të paradites në Liqenin Shkodrës, në pjesën e Malit të Zi.

Lajmi bëhet i ditur nga portali malazez “CdM’, i cili i referohet burimeve nga Ministria e Brendshme malazeze.

Sipas tij, piloti i avionit nuk ka pësuar lëndime, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lajme të ngjashme

Back to top button