Shorti për sezonin e ri futbollistik në Maqedoni të enjten

Federata e Futbollit e Maqedonisë edhe pse me shumë vonesë, më në fund ka njohtuar se shortin për sezonin e ri futbollistik në Ligën e parë dhe atë të dytë si dhe për Kupën e Maqedonisë, do të bëhet të enjten me fillim në ora 12 në lokalet e Federatës.

Ky vendim na bën të besojmë se të gjitha klubet kanë paguar kotizimin dhe janë pajisur me licencat për gara.

Sezoni futbollistik në Ligën e parë fillon më 9 gusht, ndërsa ndeshjet e Ligës së dytë fillojnë më 15 gusht. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button