Është transformuar marrëdhënia e rregullt e punës për 8.000 punonjës në arsim

Për periudhën prej shtatë muajve, marrëdhënien e punës nga koha e caktuar në kohë të pacaktuar e kanë transformuar 877 persona të angazhuar në arsim, theksoi sot zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski.

“Së bashku me transformimet paraprakisht të kryera të më shumë se shtatë mijë personave në sistemin arsimor të Maqedonisë, ka rreth tetë mijë transformime të marrëdhënies së punës të personave të angazhuar në kuadër të sistemit arsimor në Maqedoni”, tha Ristovski në komunën e Ilindenit.

Në këtë mënyrë siç theksoi, sigurohet siguri ekonomike, garanci dhe motiv për punë të të gjithë njerëzve të cilët morën vendime për punësim të përhershëm në kuadër të sistemit arsimor.

Në pajtim me ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie të punës në vitin 2009, përkujtoi Ristovski, transformimi i marrëdhënies së punës nga koha e caktuar në të pacaktuar filloi të kryhet te personat të cilët punojnë të paktën pesë vjet në kohë të caktuar pune.

Me ndryshimin nga viti 2011, transformimi filloi të kryhet edhe te personat me dy vjet stazh në kohë të caktuar të punës.

Në komunën e Ilindenit ka më shumë se dy mijë nxënës të cilët mësojnë në tre shkolla qendrore dhe në pesë rajonale.

Lajme të ngjashme

Back to top button