DOM me 8 Kërkesa: Për Maqedoninë nuk mund të vendosin vetëm 4 parti

Duke e përshëndetur marrëveshjen e arritur mes liderëve të katër partive kryesore në Maqedoni, DOM bën thirrje për përfshirjen e më shumë partive, OJQ-ve dhe publikut të gjerë demokratik, me qëllim që marëveshja e arritur të zbatohet me sukses.

“Nëse lihet që për çështjet thelbësore në vend të vendosin vetëm dy parti, do t’i jepet legjitimitet parimit bipartiak dhe parimit binacional, e cila është edhe pjesë e arsyeve të krizës, që do të shkaktojë edhe më shumë përçarjen e shoqërisë së Maqedonisë”, konsideron DOM.

Partia  ka 8 kërkesa konkrete për grupin e punës për negociata, në fushën e demokracisë, të drejtave dhe lirive të njeriut, sundimit të ligjit, ekologjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm:

  1. Të kyçen edhe parti të tjera për të ndryshuar sistemin zgjedhor në një zonë të vetme me listë të hapur. DOM është i bindur se Republika e Maqedonisë mund të jetë funksionale dhe shoqëri demokratike multikulturore vetëm nëse sistemi politik mundëson një demokraci të gjerë pjesëmarrëse, me përfaqësim të vërtetë të interesave të të gjitha grupeve të shoqërisë civile në Parlament.
  2. Urgjentisht të ndalohet përgjimi i paautorizuar dhe çdo lloj presioni politik, DSK dhe MPB të vihen nën kontroll parlamentar.
  3. Të mundësohet qasje në drejtësi për të gjithë qytetarët, me anë të rishikimit urgjent të të gjitha akt gjykimeve, për të cilat ka pretendime se ishin të montuara nga gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët kanë punuar nën diktat politik apo për motive kriminale. Këta njerëz të përjashtohen nga rastet e mëvonshme, deri në korrigjim të drejtë, në të cilën do të përcaktohet e vërteta e plotë.
  4. Tërësisht të shqyrtohet përmbajtja e “bombave” dhe nëpërmjet proceseve të përcaktuara ligjore të vërtetohet nëse ka fajtorë dhe kush ka faj, nëse janë tjetërsuar para dhe kush i ka tjetërsuar ato dhe në qoftë se dikush e ka bërë atë, të përgjigjet, kurse paratë të kthehen prapa në buxhetin e Republikës së Maqedonisë.
  5. Të parandalohet kriza ekologjike, e cila është e lidhur me problemet në sundimin e ligjit dhe kërkon marrëveshje urgjente politike, që shteti të lëvizë në rrugë të qëndrueshme.

“Deri në zgjedhje të ndalohen një numër i proceseve negative, të cilat e dëmtojnë mjedisin jetësor, siç është shkatërrimi i gjelbërimit dhe realizimi i planeve problematike për të cilat kishte një stuhi të reagimeve në publik, si urbanizimi në Vodno, bregdetin e Ohrit, Galiçicë, Mavrovë, Lazaropole dhe zona tjera të mbrojtura… T’i jepet prioritet politikave ekologjike në aspektin e ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës, në interes të shëndetit dhe mjedisit jetësor.”-thonë nga partia.

  1. Të mos pengohen tendencat pozitive ekonomike, që çojnë në zhvillim rajonal të qëndrueshëm dhe të balancuar, dhe kanë të bëjnë me aktivitete për mosndotje ekologjike.
  2. Deri në zgjedhje, të anulohen planet për ndërtimin e objekteve të diskutueshme, për të cilat ka mosmarrëveshje të forta në mesin e qytetarëve, siç është “baroken” GTC, shkallët spanjolle, monument megalomancial i humanistes Nënë Tereza dhe të ngjajshme, që të shmangen situate të reja të tensionuara.
  3. Të mundësohet qasje në media për të gjitha subjektet politike dhe jo-politike, të cilët ngrisin tema që i preokupojnë qytetarët./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button