Rizgjimi qytetar

Malajzia shtrihet në një rreth afër ekuatorit, në mes të rrugës detare ndërmjet Indisë dhe Kinës, përkatësisht në juglindje të kontinentit të Azisë. Vendi përfshin dy zona, që janë:
1) Siujdhesa Malaj (siujdhesa Malajzia), që sot quhet Malajzia Perëndimore.
2) Zona e Bregdetit Verior, në perëndim të ujdhesës Borneo, që kufizohet me rajonin indonezian Kalimantan.
Ndarjen e dy zonave të sipërpërmendura e bën Deti Jugor i Kinës. Ne vitin 1963 u themelua Federata e Malajzisë,  e cila përfshinte shtetin Malaja, dy ishujt Sabah dhe Sarawak, si dhe Singaporin, i cili u përjashtua në vitin 1965 nga kjo Federatë.

Malajzia dikur ka qenë vend i varfër. Plehrat dhe ujërat ndodheshin gjithandej në kryeqytetin Kuala-Lumpur.

Njëzet vjet me parë askush prej jush nuk do të kishte dashur që ta vizitonte këtë vend, por sot ky qytet është më i bukur se shumë kryeqytete evropiane. E gjithë kjo nuk ka ndodhur papritur, por në saje të një ëndrre dhe rizgjimi të qytetarëve.

Mesatarja e të ardhurave për frymë në Malajzi u rrit nga 300$ në 8.000$! U rriten edhe eksportet industriale nga 3 miliardë dollarë në 80 miliardë dollarë.

Ata që shkojnë për të investuar në Malajzi priten aq mirë nga nëpunësit qeveritar sa që do të bëjnë ç’është e mundur për t’i përmbushur kërkesat tuaja, madje edhe nëse shërbimi që do të kërkoni nuk do të jetë i mundur në zyrën e tyre, ata do të i telefonojnë një nëpunësi nga një zyrë tjetër, që mund t’ju ofrojnë atë shërbim.

Por a ka ardhur koha që edhe ne të rizgjohemi ama rizgjimi nuk duhet të jetë i zakonshëm. Ne duhet të rizgjohemi fuqishëm që ndryshimi të jetë madhor. Ky rizgjim duhet të jetë synimi ynë jetësor dhe duhet të përfshij çdo fushë. Se pari, duhet të shpëtojmë nga poshtërimi dhe të bëjmë progres. Ndryshimi i situatës së vështir ekonomike dhe papunësisë, e cila sa vjen e shtohet, vetëm se na dëshmon për një domosdoshmëri të një rizgjimi ekonomik.

Shëndetin tonë të dobët dhe sëmundjet e përhapura t’i shndërrojmë në një shëndet të fort mendor e fizik. Ta flakim burokracinë dhe burokratet nga institucionet tona, në mënyrë që të jenë në shërbim të qytetarëve e jo të qeveritarëve.

Kosovën ta bëjmë një shtet demokratik e jo autokratik.

Ta bëjmë një shtet, ku sundon e drejta e jo, ku e sundojnë të drejtën.

Ta bëjmë një shtet, ku luftohet korrupsioni e jo, ku promovohet.

Ta bëjmë një shtet, ku gjyqtarët duhet të jenë të pavarur në vendimet e tyre, e jo të pavarur nga ligji.

Ta bëjmë një shtet, ku mediet duhet të jenë makth për politikanet, e jo politikanet makth për mediet.

Ta bëjmë një shtet, ku për tu punësuar duhet të kërkohen kritere e jo libreza të partive politike. Ta bëjmë një shtet, ku kriter për tu punësuar një femër duhet të jetë dija e jo bukuria.

Ta bëjmë një shtet, ku shkollat janë qendër e edukimit dhe arsimimit e jo vendtakimeve për dashuri.

Ta bëjmë një shtet, ku Universitetet kanë cilësi e jo sasi.

Ta bëjmë një shtet, ku politikanet duhet të japin llogari e jo të bëjnë pasuri.

Ta bëjmë një shtet, ku shteti kërcënon partitë, e jo partitë me kërcënuar shtetin.

Ta bëjmë një shtet, ku institucionet kapen nga qytetarët e jo nga partitë.

Lajme të ngjashme

Back to top button